Ujësjellësi i Zallë Gjoçajve do të furnizojë me ujë të pijshëm 17 fshatra të Njësive Administrative Macukull, Derjan, Rukaj si dhe 20 mijë banorë të Burrelit dhe zonave përreth qytetit.
Ky është një nga investimet më të rëndësishme dhe jetike për banorët e Matit.
Kryebashkiaku Agron Malaj shprehet se për herë të parë ndërtohet depoja 3500 metër kub dhe do të furnizojë me ujë 24 orë 4300 abonentë.
Postimi i Malajt:
Projekti i ujesjellësit të qytetit #Burrel ju shërben më shumë se 20 mijë banorëve të qytetit dhe zonave perifrike si: Lagjia e Re, Ndreaj, Kolaj, Bajraktar, Almetaj, Posum duke përfshirë dhe 650 biznese.
Ky investim ka perfshirë jo vetem linjën e re të shpërndarjes së ujit, por dhe ndërtimin e një depoje qendrore 3500m³ e cila garanton furnizimin me ujë për 24 orë të rreth 4300 abonentëve.

