Brigadat e njësisë OSSH Malësi e Madhe janë duke punuar prej ditësh për pastrimin e trasesë dhe lidhjen e linjave të këputura nga reshjet e dëborës.
Në terren janë angazhuar 23 elektricistë, të pajisur me bazë materiale dhe mjete pune. Fideri i Kelmendit ka shtrirjen më të gjatë, mbi 100 km deri në Vermosh.
Në disa zona makina e OSSH kalon me vështirësi. Aktualisht, situata paraqitet më e stabilizuar dhe grupet vijojnë të jenë në gatishmëri maksimale.