Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Mali i Krujës, destinacioni i vjeshtës për turizmin e natyrës

20:58 / November 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I konsideruar si Ballkoni i Shqipërisë, me një lartësi 1110 m, Mali i Krujës të ofron një pamje mbresëlënëse të Adriatikut, territorit nga Mali i Zi deri në Malin e Tomorrit.

Vendin ku u hap teqeja e parë në vend e ku sot kujtohen veprat e të shenjtit Sari Salltiku. Turizmi fetar është ajo që e ka mbajtur të frekuentuar këtë vend, aq sa poeti i madh Naim Frashëri e shkruajti “Krujë o qytet i bekuar”.

Në vendin e gojëdhënave ku vajzat e qytetit flijoheshin për të pasur qetësi nga një kuçedër, në vendin ku Skëndërbeu përgatiste ushtrinë, në kalldrëmin që thuhet se e ndërtoi Ali Pash Tepelena, tek shpellat ku gjatë sistemit komunist ruheshin thesaret, apo vendet e “mira” që krutanët luteshin për mirësi e begati.

Ky është Mali i Krujës, vetëm 6 km nga qendra e qytetit dhe 36 km nga Tirana ofron shumë për një ditë ndryshe dhe larg jetës urbane. Dita në natyrën e “veshur” nga vjeshta, nis me shtegun e Malit të Krujës, duke ecur mbi kalldrëmin gati 300 vjeçar.

Në një ngjitje me një lartësi prej 600 metrash nga qyteti i Krujës, shoqërohesh nga gojëdhënat për gurët e shenjta, të fshehtat e shpellave që janë përgjatë kalldrëmit, ku brenda saj gjen masive të stalagtiteve mijëravjeçarë.

Gysi Vladi, një nga guidat që frekuenton shumë këtë shteg shprehet për ATSH-në se “vijmë këtu pasi jemi të apasionuar pas turizmit të aventurës dhe Mali i Krujës të ofron një mozaik vlerash. Gojëdhëna se në fillim të shtegut duhet të marrësh një gurë dhe ta hedhësh pasi je kthyer me kurriz, për më tepër harmoni dhe ta hedhësh të keqen pas, janë tejet tërheqëse”.

“Edhe shpellat janë tepër të bukura, mes stalagtiteve të shumta, lakuriqëve të natës ku ke mundësinë ti shohësh nga afër, por ne gjejmë shumë emra të gdhendur nëpër gurë. Banorët thonë se këtu depozitonin ar, çka mund të jetë e vërtete se krutanët njihen për tregtarë të lindur”-, thekson Gysi.

Mbas një ore ecje, pushohet pranë teqesë së Sari Salltikut ku përpos qetësisë shpirtërore, trupi merr ajër të pastër dhe ujin e shenjtë që ndodhet brenda shpellës së teqesë.

Pasi mëson mbi bektashizmin dhe lutesh për mbarësi, rruga vijon përgjatë kurrizores së Malit të Krujës deri fund të saj, ku sërish pamja e maleve është befasuese.

“Pas një dite të shëndetshme në Krujë dhe të bekuar, merr gjithë energjinë për të nisur javën me vrap. Si gjithmonë nga mali marrin edhe ujin e Krujës për familjarët e shtëpisë, pasi siç na thane besimtarët, Uji i Sari Salltikut të “shëron” familjen. /ATSH/

6 18
4 19
3 23
2 27

Destinacioni mali i krujes Turizem vjeshtes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.