Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mali i Zi i shpëton borxhit kinez

21:55 / July 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mali i zi 640x339 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mali i Zi ka arritur një marrëveshje me katër banka ndërkombëtare për të shmangur rrezikun që paraqiste për të një borxh 1 miliard dollarë ndaj Kinës. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve MINA, e cila i referohet një deklaratë të ministrit të Financave, Milojko Spajiç.

Marrëveshja që rifinancon borxhin parashikon edhe uljen e normës së interesit për shlyerjen, raporton Reuters.

Mali i Zi mori një hua prej 944 milionë dollarë nga Kina në vitin 2014 për të financuar një rrugë 41 km (25 milje) të një autostrade e cila, pasi të përfundojë, duhet të lidhë portin e saj kryesor të Barit me Serbinë fqinje, pa dalje në det.

Marrëveshja e re është nënshkruar me Societe Generale të Francës, Deutsche Bank të Gjermanisë, Merrill Lynch International dhe Goldman Sachs International me bazë në SHBA dhe ka një afat 14-vjeçar.

“Ne e kemi shpëtuam borxhin publik të Malit të Zi nga rreziku që ka qenë si lak në qafën e shtetit”.

Mali i Zi do të paguajë një normë interesi në euro prej 0.88% në vend të 2% që kishte paguar në dollarë amerikanë. Kjo do ta ndihmojë vendin të ulë borxhin e tij publik me rreth 103%.

Kredia nga Banka Eksport-Import e Kinës u mor në 2014 për një periudhë gjashtë-vjeçare, me maturim shtesë 14-vjeçar. Principali tashmë ka filluar të shlyhet.

Ekonomia e Malit të Zi u tkurr me 15% në vitin 2020, një nga tkurrjet më të mëdha në Evropë, pasi pandemia COVID-19 dëmtoi turizmin, burimin e tij kryesor të të ardhurave të vendit. Qeveria në Podgoricë parashikon rritje ekonomike 2021 me 10.5%, e ndjekur nga 6-7% në 2022.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mitsotakis mesazh të drejtpërdrejtë Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe jo kërcënime për…

18:03 / September 13, 2026

MotoGP/ Rikthehet dominimi i Marquez, spanjolli bën dopietë në San Marino dhe merr kryesimin e kampionatit

17:19 / September 13, 2026

Ish-kancelari Osborne: Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me bashkimin doganor të BE-së dhe të nxisë tregtinë

16:40 / September 13, 2026

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:20 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.