Pas kufizimeve në fundjavë, Mali i zi bën të ditur se lëvizja e qytetarëve nga Shqipëria do të vijojë normalisht duke pasur përgjigjen e tamponit të tyre deri në një njoftim të dytë.
“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër. Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan: Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë. Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, bën të ditur policia kufitare.
