Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mali i Zi ndalon makinat më të vjetra se 15 vjet 

10:24 / June 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makinat koreane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Malin e Zi, nga 1 korriku do të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 15 vjet. Mosha mesatare e një automjeti në Mal të Zi është rreth 17 vjet, sipas të dhënave të ekspertëve në vend. Ndërkohë sipas hulumtimeve të bëra, kufiri kritik i moshës së automjeteve pas të cilit rriten pasojat e aksidenteve në trafik është 15 vjet. Dhe pothuajse dy të tretat e automjeteve në Mal të Zi janë më shumë se 15 vjeç.

Duke sqaruar ndalimin e importit të makinave të vjetra, Ministria e Transportit tha se automjetet e përdorura të importuara, nga korriku do të kenë karakteristika më të mira të sigurisë dhe teknike, gjë që do t’i bëjë më të sigurta. Si reagim ndaj këtij vendimi, importi i makinave të përdorura u rrit në mënyrë dramatike.

Në tre muajt e parë të këtij viti janë importuar 35 % më shumë makina se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, rritja e importeve ka kaluar 100 %, sipas të dhënave të drejtorisë doganore.

Mali i Zi, numëron më shumë makina për frymë në mesin e vendeve të rajonit, sipas të dhënave të zyrës europiane të statistikave, Eurostat. Në vendin me pak më shumë se 630 mijë banorë janë të regjistruara rreth 285 mijë automjete, nga të cilat 242 mijë automjete pasagjerësh. Përveç dy të tretave të atyre më të vjetra se 15 vjet, rreth një e dhjeta janë makina të prodhuara midis 1979 dhe 1999.

Në tre vitet e fundit, Mali i Zi ka importuar rreth 51.500 makina të përdorura, sipas të dhënave nga Drejtoria doganore. Vlera e tyre është më shumë se 270 milionë euro. Më shumë se dy të tretat, rreth 35.000, kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian.

Makina tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshohet se ishin vjedhur në Gjermani/ Sekuestrohen 3 makina luksoze me vlerë 450 mijë euro

12:43 / August 19, 2026

Trump provokon Iranin, Presidenti amerikan publikon hartën ku Hormuzi shënohet si territor i SHBA-së

12:37 / August 19, 2026

Trump, numër rekord të ultra të pasurve në administratën e tij

12:31 / August 19, 2026

Kievi godet Moskën me qindra dronë, një nga sulmet më masive që prej nisjes së luftës

10:35 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.