Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mali i Zi, një shqiptar ka në dorë “çelësin” e qeverisë

12:35 / August 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dritan abazoviq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nderkohe qe rezultati i zgjedhjeve ne Malin e Zi cilesohet i ngushte, me kryesimin e Milo Gjukanovicit, por qe ka humbur ndjeshem shumicen ne kete gare, mediat e Kosoves shkruajne se “çelësi” i qeverisë është në dorën e një shqiptari.

Sipas Express, ai quhet Dritan Abazoviq dhe është njëri nga shqiptarët më të zëshëm në skenën politike në Mal të Zi.

Ai është kryetar i grupit politik URA, e cila është kryesisht e përbërë nga joshqiptarët.

Në këto zgjedhje ai ka hyrë me platformën në gjuhën serbe “Crno na Bijelo” apo “E zeza në të bardhë”.

Në një intervistë të dhënë se fundmi, ai tha se votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa e cilësoi veten si  personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.

Ai tha se ka pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare, që sipas tij, nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë.

Ai ka siguruar se me Qeverinë e re të Malit të Zi nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme, dhe se do të bëj koalicion ‘vetëm me ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.

Por, kush është shqiptari Dritan Abazoviç, në duart e të cilit ndodhet e ardhmja e Malit të Zi?

Ai lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviq u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Po në Sarajevë, ai përfundoi doktoraturën në 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike.

Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara dhe mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Washington D.C.

Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i ndërmarrjes lokale të transmetimit Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.

Në vitin 2010, ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Që nga viti 2010, ai ka punuar si mësues i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim ne sociologjinë e Kulturës, Komunikimin dhe historinë e fesë.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.

Si u bë pjesë e politikës në Mal të Zi?

Abazoviq ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.

Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të  themeluar në 2015.

Ai aktualisht është president i URA dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania habit familjen siriane që kërkon azil, zbulohet letra e Home Office

20:52 / October 12, 2026

Armëpushim energjetik, Rusia “sfidon” Trump: Sulm me dronë centraleve elektrike

15:20 / October 12, 2026

Marta Kos kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Janë të papranueshme

14:05 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.