Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mali i Zi refuzoi hapjen e kufijve me Serbinë, rriten tensionet. Kryeministrja Brnabić: Do ndalojmë hyrjen e kriminelëve malazezë që kanë vrarë…

19:55 / May 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brnabić
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Beogradi ka reaguar me shpejtësi dhe ka konsideruar politik vendimin e Podgoricës për të refuzuar hapjen e kufijve me Serbinë. Të gjithë zyrtarët e lartë serbë kanë reaguar me deklarata të ashpra dhe kanë njoftuar marrjen e masave bllokuese për Malin e Zi.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabić deklaroi se ky është një mesazh i qartë që serbët janë të padëshirueshëm në Mal të Zi dhe i bëri thirrje qytetarëve të saj që të shmangin pushimet e verës në vendin fqinj.

“Nuk do të përgjigjemi me masa reciproke, nuk do të ndalojmë qytetarët e zakonshëm malazez të vizitojnë Serbinë, por do të ndalojmë më fuqishëm hyrjen e kriminelëve malazez dhe përfaqësuesve të grupe të ndryshme mafioze nga Mali i Zi, të cilët kanë vrarë dhe kanë terrorizuar prej dekadash qytetarët tanë”, ka thënë Brnabić.

Por ndërkohë që kryeministrja serbe tha se nuk do të merren masa ndaj Podgoricës, Drejtoria e Aviacionit Civil në Serbi ka informuar se linjës ajrore kombëtare të Mali të Zi, “Montenegro Airlines”, i është pezulluar ulja e avionëve në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla”. Qeveria malazeze reagoi duke thënë se Serbia nuk ka asnjë bazë për këtë vendim pasi avionët e “Air Serbia” nuk janë ndaluar të ulen në Mal të Zi, shkruajne mediat e huaja. 

Ndërkohë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se vendimi për të pezulluar uljen e avionëve të Montenegro Airlines është përgjigjja më e sjellshme dhe më elegante që mund të jepte Beogradi pasi, edhe ai, është i mendimit se “nuk ka asnjë dyshim që vendimi i Malit të Zi është politik”. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic paralajmëroi se kjo lëvizje e Podgoricës do të dëmtojë më së shumti qytetarët malazez.

brnabic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.