Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mal i zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mali i Zi po përballet me disa vatra të mëdha zjarri që kanë përfshirë pesë bashki të vendit, ndërsa autoritetet kanë angazhuar forca të shumta nga toka dhe ajri për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas autoriteteve malazeze, zjarret janë aktive në Herceg Novi, Ulqin, Nikshiq, Kotor dhe Bar. Zonat më problematike mbeten Herceg Novi, ku flakët kanë përfshirë aksin Baošići–Bijela–Zelenika, dhe Ulqini, ku zjarri vijon në zonat Vladimir, Klezna, Gaç, Zoganje dhe Briska Gora.

Ministri i Brendshëm, Danilo Sharanoviç, deklaroi se prioritet i operacionit është mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurive natyrore, ndërsa të gjitha kapacitetet po përqendrohen në zonat ku situata është më kritike.

Për shuarjen e flakëve në Ulqin janë angazhuar një avion Antonov AN-32P dhe një helikopter i Ushtrisë së Malit të Zi, ndërsa në Herceg Novi po operojnë dy avionë zjarrfikës AT-802. Në terren ndodhen gjithashtu 14 ushtarë, tre automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera të ushtrisë.

Ndërkohë, Komandanti i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Slavko Tadiç, bëri të ditur se zjarret më të mëdha pyjore që kishin përfshirë zonën e Nikshiçit gjatë ditëve të fundit janë vënë nën kontroll pas ndërhyrjeve të pandërprera në terrene të vështira.

flaket kotor Mal i ZI ulqin Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në ishullin Salamina të Greqisë, humbin jetën dy persona, plagosen katër të tjerë

17:20 / August 16, 2026

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

14:39 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.