Dy persona janë konfliktuar në ambientet e një lokali në Maliq, sherr i cili përfundoi me plagosje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Bregas, Maliq.
Të plagosur kanë mbetur G.M rreth 35 vjeç, banues në Bregas dhe B.P, 40 vjeç.
Mësohet se ata kanë qenë të dehur dhe për motive banale janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.