Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Maliqi i “tregon muskujt” kryeministrit Rama: Kërko azil në Turqi, s’ka Perëndi që të mbron! Opozita e bashkuar merr 100 mandate

21:44 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leftermaliqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi  ka paralajmëruar kryeministrin Rama se zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një ndëshkim për të nga vota popullore dhe se nuk ka perëndi që e mbron. Me një status në facebook duke renditur arsyet pse qeveria e Ramës ka dështuar në këto 7 vitet qeverisje dhe pse do i humbasë zgjedhjet e ardhshme, Maliqi ka edhe një këshillë për Ramën duke i thënë që të kërkojë azil në Turqi pasi do të marrë një goditje të fortë nga vota popullore. Ai madje shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet e ardhshme.

“Ramziu, në panik nga ndëshkimi i madh i votës së shqiptarëve dhe nga drejtësia pas humbjes. Nga sot, thotë, në komunikim intensiv me publikun…

Çfarë aktrimi i dal boje, po kush të sheh e të dëgjon më ty o Ditëzi?! Tepsinë e gërryve me oligarkët, krimin; shqiptarët i mashtrove me shëndetësi e legalizim falas, rend për 100 ditë; popullin e varfërove nga babëzia për pushtet e pasuri. Qeveria jote është bërë njësh me krimin e oligarkët; taksat i rrite; çmimet i rrite; pagat më të ultat në Rajon; vendin e shpopullove; drejtësinë e kape; institucionet i kape; demokracinë e cungove duke kapur edhe mediet; të varfërit i burgose; kriminelët i ke rrugëve duke sfiduar shtetin me shpërthime tritoli, vrasje mafioze, grabitje, gjoba, vjedhje, trafiqe e tendera korruptiv; vendin e le pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë,’ Policinë e politizove; vendin e kanabizove; socialistët i tradhtove; Rilindjen e pasurove dhe e korruptove; zgjedhjet lokale i ktheve në kooperativa bujqësore me emërim e pa kompetenca; investime zero etj.

Mos e di gjë Popullin dele e budalla, o i Marrë, që mund ti mashtrosh, blesh e nënshtrosh përsëri?!Ike plaku Mere, kush të duron dhe 5 muaj. Jetove 7-vjet në parajsë, por pas parajsës të pret …..Opozita e Bashkuar = 100 mandate. Mandatin tënd Ramzi, s’ka Perendi që e mbron dhe Zot që se ndëshkon.

P.S Bën mirë të kërkosh azil në Turqi se edhe po s’te ndëshkoi drejtësia, do të ndëshkojë Populli për mëkatet që u ke bërë qindra mijëra shqiptarëve, duke i marrë pronat, duke i burgosur, vrarë, aksidentuar, vjedhur e poshtëruar.

Koha jote mbaroi!

Ah se harrova… Bashkë me ty do zhduket edhe ERTV- ja e mashtrimit”, shkruan Maliqi.

azil Lefter Maliqi paralajmeron Ramen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.