Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Mallakastrës, ku një person ka humbur jetën pasi mjeti tip “Man” me të cilin ai ishte duke punuar, është përmbysur duke i marrë atij jetën. Viktima është shtetasi F.M, 59 vjeç, banues në Boçovë, Mallakastër.
Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
