Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Mallkuar kush i shpiku 1 milionë shuplakat’/ Bujar Kapexhiu “shpërthen” në tubimin e Metës: Injorantë e bastardë, braktisni karriget

18:04 / March 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori dhe regjizori Bujar Kapexhiu në fjalën e tij në manifestimin i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të mos e preki Kushtetutën e Shqipërisë për interesat e tyre personale.

Në fjalën e tij, Kapexhiu nuk i ka kursyer as fyerjet duke paralajmëruar politikanët që të mos e prekin demokracinë e vendit pasi ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit.

“Motra e vëllezër, jemi mbledhur për dy veprime dhe dy ide. Dy detyra, të mbrojmë dhe të mospranojmë progresin dhe moralin kundër së keqes. Nuk do të jem anëtar i një partie politike. Do marr pjesë kur të jetë në interes të atdheut tim. Jam me të gjithë dhe kundra të gjithëve. Tani jam me të gjithë ju që jeni në mbrojtje të Kushtetutës. Jam kundër të gjithë atyre që tentojnë ta prekin, e shkelin për interesa të ngushta personale. Morëm më të keqen e diktaturës dhe po shpuifim më të keqen e demokracisë. Unë kam zgjedhur që Shqipëria të ishte kështu. Kemi dhënë 1 milion shuplaka për ta bërë Shqipërinë. Mallkuar ata që shpikën shuplakat. I bëj thirrje të gjithë intelektualëve që të gjithë se bashku të mbrojmë Kushtetutën. Të gjithë ne që jemi këtu, marrim frymë në një grumbull gërmadhash. Jemi vend pluralist? Gënjeshtër! Jemi vend një partiak. Në çdo fushatë elektorake gënjehemi. Ju bëj thirrje mos u gënjeni, e vërtetë mbrohet vetëm nga zëri dhe vullneti juaj. Shpirti dhe gjoksi, dhe po të jetë nevoja edhe nga grushti juaj. Të gjithë së bashku të veprojmë me Kushtetutën. Politikanët, të shkurtër, të gjatë, injorantë e bastardë, hajdutë të braktisin karriget se ndryshe do të përballen me zemërimin e sovranit. Ky është podium i presidentit Ilir Meta, herë tjetër ka qënë Rama, Berisha dhe Basha, pikërisht për të mbrojtur demokracinë,”-është shprehur Kapexhiu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.