Pas daljes nga SPAK-u ku qëndroi 1 orë e 40 minuta, Sali Berisha ka zbuluar për mediat disa nga pyetjet të cilat iu bënë nga prokurorët e SPAK, ku një pjesë e rëndësishme është edhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin. ”Për letrat me vlerë u përmbajta të mos i fyeja. Historia e letrave me vlerë, është praktikë e dekretuar nga unë në 1995, ku në shumë vende ish komuniste propozohej emetimi i tyre që qytetarët të fitonin nga privatizimi i pasurive. Letrat me vlerë, vendimi doli 1 muaj pasi ishin paguar 90 përqind të detyrimeve shtetërore, familja Begeja kishte 40 përqind, gjithsej kishin 5 përqind për të paguaj. Jamarbër Maltezi fitoi gjithsej 64 euro”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
