Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Mami jam unë”, ky është trendi më i ri i mashtrimit, përmes familjarëve

23:37 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
o 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një trend i ri mashtrimi përmes WhatsApp-it është kthyer në shqetësim për përdoruesit të cilët kanë re pre e taktikës së re. Me qëllimin për të vjedhur para, hacker-at hiqen si “fëmijët” dhe u dërgojnë mesazhe familjarëve, duke i bërë të mendojnë se janë të afërmit e tyre me të cilët po flasin.

Trendi i ri quhet “mashtrimi i mamit dhe babit” pasi autorët përpiqen të komunikojnë me prindërit duke i kërkuar para në mënyrë emergjente. Duke qenë se instikti natyral i prindit është të shqetësohet për fëmijët, kriminelët e kanë më të thjeshtë t’u vjedhin para këtij grupi të targetuar.

Në WhatsApp vijnë mesazhe të tipit:

“Hi mami. Jam unë, por më është thyer telefoni. Do përdor këtë numër derisa të marr një të ri.” Nëse prindi nuk ka asnjë dyshim se po flet me fëmijën, kalohet tek situata e pretenduar e emergjencës.

Mashtruesit kërkojnë para duke sajuar probleme me llogarinë bankare dhe u kërkojnë familjarëve të paguajnë “fatura” për ta, me justifikimin se do t’i kthejnë brenda pak ditëve.

Nga ky lloj mashtrimi vetëm në Angli mendohet të jenë vjedhur £50,000 nga gushti deri në tetor të 2021.

Mashtruesit janë gjithashtu të aftë për të luajtur me psikologjinë e tyre dhe jo më kot e nisin mesazhin me “çkemi mami”.

Ekspertët thonë se është shumë e lehtë për ta të kenë lista të dhënash me emra, numra telefonash, ditëlindje apo rrjete sociale të njerëzve të ndryshëm.

Pra, çfarë mund të bëni nëse ju ndodh një situatë e ngjashme me këtë?

Kujtoni fushatën që WhatsApp lançoi vitin e shkuar të quajtur: “Ndalo. Mendo. Telefono.” Kjo për t’i inkurajuar njerëzit që nëse marrin një mesazh urgjent nga një numër i panjohur i cili i kërkon para, ta telefonojnë para se të bëjnë veprime bankare. Nga ana tjetër mund t’i kërkoni personit që ju shkruan t’ju dërgojë një mesazh zanor për t’i dëgjuar zërin.

mami mashtrimit trendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.