Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

”Mami s’vij dot sot”, e vrau por shkruante nga telefoni i saj. Vrasësi i shqiptares e luajti rolin deri në fund

10:06 / January 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 01 09 at 9.21.20 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

41-vjeçarja nga Shqipëria, Gjeorgjia Murati ishte në pritje të ëmbël, por u vra nga partneri i saj në Selanik të Greqisë. Autor i kësaj ngjarje është 39-vjeçari grek me emrin Akis dhe një shoku i tij, një 34-vjeçar. Akis i ka thënë se do ta merrte Gjeorgjinë nga puna dhe kur të dy të ktheheshin në apartament, shoku i tij do të sulmonte Gjeorgjinë, ta kapte nga mbrapa dhe t’i lidhte gojën që të mos bërtiste. Më pas do ta çonte në dhomën e gjumit dhe do ta prangoste.

34-vjeçari ka thënë ndër të tjera se Akis i ka treguar për një thikë të verdhë që mund ta merrte për ta kërcënuar partneren e tij. Pasi ta kapnin atë, në mëngjes do të shkonin në shtëpinë e prindërve të Gjeorgjisë dhe do të merrnin aty 7-8 mijë euro që mbanin ata aty. Më pas do të shkonin sërish në apartamentin e 41-vjeçares dhe do të lironin gruan.

Çifti u kthye në shtëpi rreth orës 23:00. Gjeorgjia hyri në apartamenti, 34-vjeçari e sulmoi nga mbrapa duke i mbyllur gojën dhe kërcënuar me thikë. Më pas e çoi me dhunë në dhomën e gjumit, ku partneri i saj pasi fiku dritat i lidhi duart dhe i mbylli gojën dhe sytë. Më pas mori thikën e bashkëpunëtorit dhe i tha që të priste në makinë.

Pas 10 minutash, 39-vjeçari ka shkuar poshtë dhe i ka kërkuar shokut që të ngjitej sërish për ta ndihmuar. Kur 34-vjeçari e ka pyetur se çfarë ndodhi, Akis i është përgjigjur: Gjeorgjia ka vdekur. Më tej, ai ka thënë se ka parë 41-vjeçaren të shtrirë në shtrat në një pellg me gjak. Më pas në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit ata e futën trupin e shqiptares në një bagazh dhe e çuan në një zonë rurale dhe të pyllëzuar disa kilometra më tutje. Në të njëjtën kohë, pastruan vendin ku ndodhi vrasja dhe hodhën provat në disa vende të ndryshme.

Për ta bërë më të besueshme, Akis ka marrë celularin e partneres dhe i ka dërguar një mesazh nënës së saj ditën pas ngjarjes. Mes të tjerave, ai shkruante në emrin e Gjeorgjias se ajo kishte një punë pezull dhe i duhej të shkonte diku, duke shtuar se Akis (ai vetë) e dinte këtë gjë.

“Mami mirëmëngjes. Nuk do të vij dot këtë mëngjes pasi kam një gjë pezull dhe do të shkoj ta zgjidh. Nuk i kam thënë gjë Akis-it, ai e di që do të vij në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”, i shkruante ai nga celulari i Gjeorgjisë.

Gjeorgjia Murati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026

Bordi i Transparencës njofton çmimet reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

12:25 / October 14, 2026

“Opozita është në vështirësi!” – Blendi Fevziu: Berisha të ikë dhe të hapë rrugën për lider të ri

11:53 / October 14, 2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

11:11 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.