Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Man. United përmbyset 4-3 nga Copenhagen, Bayern Munich kalon më tej!

23:24 / November 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndeshje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Champions League zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshje, për raundin e katërt në grupe. Gjithçka nisi në 18:45, ku Real Sociedad mundi 3-1 Benficën, ndërsa Napoli barazoi 1-1 me Union Berlin. Në 21:00 u luajtën gjashtë sfida, ku pas fitoreve respektive, një biletë për në 1/8 e Champions e morën Bayern Munich, Inter, Real Madrid dhe Real Sociedad. Këto skuadra i bashkohen Leipzig dhe Man. City që kaluan për më tej në ndeshjet e djeshme. Për t’u theksuar humbja 4-3 e Manchester United në transfertë me Copenhagen.

Në “San Sebastian”, Real Sociedad fitoi 3-1 kundër Benficës, në një ndeshje të dominuar nga baskët dhe të mbyllur që në minutat e para. Gjithçka do zhbllokohej në minutën e gjashtë me Merino, ndërsa në të 11 minutë ishte Oyarzabal që shënoi golin e dytë. Në minutën e 15-të Merino shënoi për Sociedadin, por goli u anullua për prekje me dorë. Gjithsesi në të 21 minutë ishte Barrenetxea që shënoi për 3-0, para se Mendez në të 29 minutë të gabonte penalltinë. Në pjesën e dytë Rafa Silva shkurtoi për 3-1. Tanimë Sociedad me dhjetë pikë kryeson grupin D dhe kalon në 1/8, teksa Benfica ka zero pikë pas katër ndeshjeve duke qenë në vendin e fundit. 

Në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli dhe Union Berlin barazuan 1-1 për grupin C. Italianët bëjnë një hap fals në shtëpi, me gjermanët që marrin pikën e parë në këtë turne. Dueli u zhbllokua pas 39 minutave nga Politano, me pjesën e parë që u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë ishte Fofana që në të 52 minutë barazoi ndeshjen. Me shtatë pikë, Napoli është i dyti në grup pas Real Madridit, ndërsa Berlin me një pikë është në vendin e fundit.

Në Austri, Salzburgu vendas humbi 0-1 me Interin. Zikaltërit e Inzaghit marrin një biletë për më tej, së bashku me Sociedadin që janë me dhjetë pikë në grupin D. Ndeshja për Interin u vendos nga goli i Martinez me penallti në të 85 minutë. Në fushë për zikaltërit u fut edhe Asllani, që zëvendësoi Calhanoglu në të 61.

Në “Bernabeu”, Real Madrid fitoi 3-0 kundër Bragës për raundin e katërt në grupin C të Champions League. Me këtë sukses dhe barazimin e Napolit, Real Madrid është skuadra e radhës që kalon në 1/8 me eliminim direkt. Golat për djemtë e Ancelottit u shënuan nga Diaz në të 27 minutë, Vinicius në minutën e 58 dhe Rodrygo në të 61 minutë. Real Madrid me 12 pikë mban kreun, teksa Napoli me shtatë pikë mban vendin e dytë.

Bayern copenhagen Manchester United
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.