Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Rey Manaj nuk shënon vetëm brenda fushës së blertë, por di ta bëjë mirë këtë edhe jashtë saj. Lojtari i Spezias në Serie A na ka prezantuar së fundmi me të dashurën e tij përmes një postimi në Instagram.
Manaj ka postuar disa foto të këndshme nga Firenze me bukuroshen me të cilën është në një lidhje dashurie, duke e bërë kështu të njohur për ndjekësit, megjithëse nuk i ka zbuluar emrin.
Çifti duket shumë i lumtur ndërsa nëpër komente zbulohet edhe emri i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën sulmuesit kuqezi, ku sipas ndjekësve ajo quhet Cristina.
