Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Manastirliu dhuron gjak dhe ka një apel për qytetarët: Në vetëm 10 minuta shpëtoni 3 jetë

11:37 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manastirliu 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe në përgjigje të nevojës në rritje për gjak në stinën e verës.

Edhe stafi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucioneve të varësisë i janë bashkuar fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut. Ministrja Manastirliu apeloi për rritjen e dhurimeve vullnetare, për të pasur një nivel optimal të rezervave të gjakut në stinën e verës.

“Gjaku është një produkt që nuk blihet, nuk shitet. Është një produkt që vetëm dhurohet. Ndaj, në sajë të solidaritetit, në sajë të angazhimit të të gjithëve, ne mund të bëjmë që edhe këtë situatë, periudhën e verës, ku dihet që nevojat për gjak janë të mëdha, ne të bashkohemi të gjithë së bashku dhe të dhurojmë gjak. Për sa i përket nevojave në nivel kombëtar, ne jemi në 12.1 dhurime për 1 mijë banorë dhe duhet të shkojmë drejt 20 dhurime për 1 mijë banorë, që është një nivel i kënaqshëm dhe optimal për sa i përket dhurimit të gjakut”, tha Manastirliu.

Duke falenderuar dhuruesit e gjakut, Manastirliu i bëri këtë apel qytetarëve. “Në vetëm 10 minuta shpëtojnë 3 jetë! Ndaj është shumë e rëndësishme të gjithë së bashku të kontribuojmë me këtë akt human dhe një akt, i cili në fakt, përtej angazhimeve dhe punëve tona të përditshme, është një përgjegjësi e madhe qytetare”.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.