Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Manastirliu me banorët tek Njësia 4: Instrumente të reja për të siguruar strehim të përballueshëm

18:59 / November 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 113
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ogerta Manastirliu thotë se qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm.

Së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deputetë të zonës dhe drejtues të bashkisë së Tiranës, Manastirliu zhvilloi një takim me banorë të Njësisë 4, në vijim të turit të dëgjesave publike për Buxhetin 2026 që po zhvillohen në të gjitha njësitë e Tiranës. Gjatë takimit me komunitetin e Njësisë 4, Manastirliu vuri theksin te politikat e reja për strehimin dhe krijimin e Agjencisë së Strehimit për strehimin social dhe të përballueshëm.

“Qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm. Përpos asaj që Bashkia sot jep në programet e saj të strehimit social, kreditë sociale apo banesat sociale me qira apo vetë ndërtimet që realizohen në kuadër të programeve të strehimit, qeveria është duke punuar për një tjetër program që lidhet me këtë Agjenci, që do të krijohet për t’iu dhënë mundësi çifteve të reja, familjeve të reja për të pasur banesën e parë dhe për t’iu krijuar mundësinë e një strehimi të përballueshëm”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit u prezantuan programet e qeverisë dhe të bashkisë së Tiranës që mbështeten me buxhetin 2026. Dëgjesat do të vijojnë në njësitë e tjera të Tiranës, me fokus prezantimin e projekteve të Buxhetit 2026, adresimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve por dhe me qëllim informimin e qytetarëve dhe marrjen e sugjerimeve të tyre për projektet që prekin komunitetin.

ogerta manastirliu strehim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.