Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Manastirliu me banorët tek Njësia nr.1: Buxheti 2026, mbështetje sociale dhe përmirësim të infrastrukturës

17:21 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 157
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ogerta Manastirliu thotë se përmirësimi i infrastrukturës në lagjet e Tiranës mbetet në fokus të buxhetit 2026, duke garantuar investime për më shumë hapësira publike. Këtë të enjte së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe deputetë të PS-së, Manastirliu zhvilloi një takim me banorë të njësisë nr. 1 në kryeqytet, ku u diskutuan prioritetet sociale dhe zhvillimore që do të marrin mbështetje në buxhetin e ri.

Ajo theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe adresimin e shqetësimeve të tyre në buxhetin 2026, i cili si prioritet ka mbështetjen që qeveria shqiptare u jep të moshuarve, familjeve, punonjësve të administratës publike, si edhe profesionistëve të shëndetësisë dhe arsimit.

“Një prej prioriteteve tona mbetet sigurisht infrastruktura brenda zonave të banimit, që vjen edhe me operacionin e çlirimit të hapësirave publike. Një fond i posaçëm do të vendoset nga Bashkia për këto projekte, që nuk prekin vetëm njësinë 1, por të gjithë Tiranën”, tha Manastirliu. Për të buxheti i ri do të krijojë modele të reja projektesh në të gjithë kryeqytetin, duke synuar hapësira më cilësore për qytetarët, si në lagjet autoktone, ato ekzistuese, por edhe në zonat e reja.

“Falë ndryshimeve ligjore që kemi bërë për kontrollin e territorit dhe hapësirat, do të kemi më shumë mundësi që të gjitha rezidencat e reja të ofrojnë hapësira dhe mjedise të dedikuara për fëmijët dhe të moshuarit. Rregullorja e re për hapësirat e çliruara do të shoqërohet me një instrument tjetër të vlefshëm për qytetin dhe komunitetin, që lidhet me gjelbërimin e zonave, përmes fondeve të dedikuara nga bizneset që marrin hapësira për shfrytëzim”, tha Manastirliu, duke nënvizuar se zbatimi i kësaj rregulloreje do të jetë përgjegjësi e bashkisë së Tiranës.

Buxheti 2026 ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.