Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Manastirliu: Pagat e mjekëve do të rriten duke filluar nga korriku

15:52 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto ag1645538283
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se duke filluar nga korriku pagat do të rriten me 6% për të gjithë personelin mjekësor.

“Mbështetja finaciare nga ana e qeverisë nuk do të mungojë, duke qenë se edhe në këtë vit, duke filluar nga korriku, pagat do të rriten me 6% për të gjithë personelin mjekësore e duke vijuar në vitet e tjera, ashtu sikurse ne e kemi premtuar në këtë mandat, paga do të rritet deri ne 40% për personelin mjekë, infermierë, nga ku do të përfitojnë rreth 18 mijë personel shëndetësor”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja deklaroi se investimi pritet të përfundojë brenda pak muajsh.

“Në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme pamë se si kanë evoluar punimet në këtë spital dhe tashmë jemi afër fundit. Themi afër fundit sepse në gusht të këtij viti përfundon gjithë investimi i qeverisë shqiptare për një spital të ri të sëmundjeve të brendshme. Një premtim që po bëhet realitet dhe ku do të pritet që deri në fund të ketij viti, të ketë filluar puna në këtë spital. Risia në këtë spital është që do të kemi lidhje nëpërmjet urave me spitalin A1, pra me spitalin aktual ku është edhe reanimacioni qëndror ku është edhe spitali kirurgjikal. Gjithashtu do të kemi për herë të parë një spital ditor, i cili do të përbëhet prej 60 shtretërish”, tha Manastirliu.

Manastirliu shtoi se investimet në QSUT nuk do të ndalen duke marrë në konsideratë investimin për rehabilitimin e spitalit Infektiv.

“Do të vijojmë me investime të tjera në QSUT, sikurse është investimi që do të fillojmë së shpejti për rehabilitimin e Spitalit Infektiv për ta kthyer në një qendër të ekselencës për sëmundjet infektive. Shumë shpejt fillojmë dhe me rehabilitimin e spitalit të kardiokiurgjisë dhe gjithashtu edhe të spitalit të djegieve të plastikës, ku do të fillojmë njëherë me projektimin dhe më pas edhe me rehabilitimin e tij. Ndërkohë që do të vijojmë punën edhe për fazën e dytë të spitalit pediatrik”, bëri me dije Manastirliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasen dy helikopterë pranë Everestit, një i vdekur dhe dy të plagosur

10:16 / November 3, 2026

Ndryshon orari i lëvizjes në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror

10:05 / November 3, 2026

Katër anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë! Stërvitjeje e përbashkët me Forcën Detare

09:53 / November 3, 2026

Sulmet me dronë rusë e kthejnë Detin e Zi në një nga korridoret detare më të rrezikshme në botë

09:49 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.