Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme do të mbërrijnë edhe 11,700 vaksina Pfizer.
Manastirliu ishte për të parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të fabrikave. Ministrja tha se deri tani janë 6 mijë punonjës të fasonerive që kanë marrë dozën e parë.
“Kemi ndjekur si po shkon procesi i vaksinimit. Kemi disa javë që kemi filluar duke përfshirë edhe punonjësit e fasonerive. Janë vaksinuar me dozën e parë më shumë se 6 mijë punonjës të fasonerive. Ritmet janë të larta. Kemi vaksinuar mbi 600 mijë qytetarë. Kemi më shumë se 740 mijë vaksina
