Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu takon banorët e pallatit të dëmtuar nga zjarri: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim i dëmeve

10:10 / April 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1439
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja Politike e PS Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka shkuar pranë familjeve të prekura nga zjarri që përfshiu pallatin e pranë Farmacisë 10 në Tiranë.

E shoqëruar nga deputetë të PS, si dhe drejtues të Bashkisë Tiranë, Manastirliu garantoi banorët se institucionet janë të angazhuara plotësisht për të qenë pranë tyre dhe për të ofruar zgjidhje konkrete në kohë sa më të shpejtë.

“Kemi gjithë angazhimin politik, institucional dhe njerëzor mbi të gjitha, për t’ju qëndruar pranë. Bashkia e Tiranës ka filluar menjëherë punën dhe shumë shpejt do të mblidhet Këshilli Bashkiak për të miratuar bonuset e qirasë, pa asnjë vonesë në procedurat administrative,” u shpreh Manastirliu, duke nënvizuar se prioritet mbetet siguria dhe rikthimi në normalitet i çdo familjeje të prekur.

Manastirliu siguroi gjithashtu banorët se procesi i verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve ka nisur dhe po vijon me intensitet.

“Vlerësimi i dëmeve po kryhet në mënyrë të detajuar nga institucionet dhe grupet e ekspertizës. Dëmshpërblimi, bazuar në aktet nënligjore, do të finalizohet në një kohë sa më të shpejtë. Do të bëhen vlerësime rast pas rasti,” deklaroi Manastirliu, duke shtuar se si deputetë të Tiranës, do të ndjekin këto procese për të mos patur asnjë vonesë.

Ndërkohë, paralelisht me procesin e ndihmës për banorët, kanë nisur edhe hetimet për të nxjerrë përgjegjësitë lidhur me ngjarjen.

banorët djegur manastirliu pallatit Takon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.