Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruli u bëri thirrje studentëve të mjekësisë, infermierëve, dhe profesionistëve të rinj në fushat e mjekësisë, të bashkohen në luftën kundër koronavirusit.
Ogerta Manastirliu: Çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë. Prandaj, dua të bëj një thirrje publike, për çdo profesionist që ka lidhje me fushën e shëndetësisë, mjek, infermier, farmacist, laborant, profesionist të shëndetit publik, të gjithë Ju që do të ndiheni të gatshëm për të kontribuar për menaxhimin e situatës, për t’i dhënë një dorë, për të shërbyer në sistemin tonë shëndetësor sot është pikërisht dita për ta dhënë këtë kontribut dhe për t’u bashkuar së bashku.
