Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në 11-vjetorin e përvjetorit të shpalljes së saj, për herë të parë në Prizren u mbajt manifestimi letrar ndërkombëtar “Ibrahim Rugova”, organizuar nga Forumi Rinor i degës së LDK-së dhe Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani”. Qëllimi i organizimit është që të përkujtohet veprimtaria e Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, si dhe e bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë ndërruar jetë. Pjesë e këtij manifestimi u bënë 50 poezi, të cilat u vlerësuan nga një juri profesionale enkas për këtë aktivitet. Manifestimi i arriti objektivat e përcaktuara, në shenjë përkujtimi të veprimtarëve të dalluar të çeshtjes kombëtare, përmes kultivimit të artit poetik.
Sipas organizatorëve, ky manifestim letrar me emrin “Ibrahim Rugova” në të ardhmen do të jetë tradicional.



