Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Manja: Kemi kuadër të plotë ligjor për të parandaluar pastrimin e parave

12:16 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sqaruar se pse pikërisht tani Shqipëria ka prezantuar projekt-ligjin për amnistinë e plotë fiskale. Sipas tij, janë 4 arsye kryesore që lejojnë projekt-ligjin të zbatohet. ministri theksoi se si pasojë e Reformës në drejtësi, vendi ynë i ka mekanizmat e duhur ligjorë për të mos lejuar pastrimin e parave.

Manja: Jemi bashkë-propozues në këtë projektligji bashkë me ministrinë e Financave sepse është një ligj për amnistinë fiskale dhe penale. Çdo shtet në Kushtetutë ka parashikuar se si votohen amnistitë, fiskale, penale apo të gërshetuara siç është projekt-ligji që ne vijmë sot. Mendoj se diskutimet, debatet, kundërshtitë duhet të jenë për të gjetur konsensusin. Amnistitë janë një mekanizëm ligjor që të gjitha shtetet e kanë në të drejtën e vet. Ne kemi menduar që të jetë një amnisti e plotë fiskale dhe penale. Pyetja shtrohet pse Shqipëria sot ka ardhur në variantin për të pasur amnisti të plotë? Kemi pasur amnisti të pjesshme penale por kanë qenë nisma të dështuara.

4 arsye

1-Reforma në drejtësi ka krijuar mekanizmat e duhur ligjorë për të pasur një amnisti të plotë fiskale. Sot Shqipëria ka një kuadër të plotë ligjor për të parandaluar pastrimin e parave

2-Sot kemi kapacitete e duhura administrative dhe tatimore për të mbikëqyrur si duhet këtë proces

3-Shqipëria nga 1 maji ka hyrë në digjitalizimin të të gjitha shërbimeve publike, për shkak të këtij digjitalizimi jemi në gjendje ta monitorojmë si duhet këtë proces

4-Rama e ka bërë qartë që ne do bashkë-qeverisim me qytetarët. Këshillimi Kombëtar ishte një proces konsultimi që më pas ta kthejmë dhe në nismë ligjore. Pyetja që nëse doni që paratë e emigrantëve të legalizohen, 66% ju përgjigjën pozitivisht

Amnistia fiskale është kundërshtuar nga opozita pasi lejon pastrimin e parave kriminale, sipas tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.