Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manjani: Çfarë na duhet KLP dhe zonja Bogdani, kur nuk bëjnë dot komente as për Kodin Penal?

12:58 / October 23, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1022 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me deklaratat e kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila ka kërkuar personel ndihmës për t’i përgatitur komentet mbi Kodin e ri Penal.

Sipas Manjanit, kjo kërkesë është shprehje e cekësisë dhe burokratizimit që Reforma në Drejtësi i ka sjellë sistemit, duke krijuar institucione “parazite” në nivel kushtetues, siç është KLP.

Komenti i plotë i Ylli Manjanit

Zonja Mirela Bogdani, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur e kanë pyetur në Komisionin e Ligjeve në Parlament “a keni ju një mendim për projekt-kodin e ri penal?”, është përgjigjur:

“Nuk kemi personel ndihmës që të na përgatisë komente për Kodin e ri…”

Sinqerisht, nuk e kuptoj fare — po fare, fare — logjikën e kësaj përgjigjeje.
Tani, zonja kërkon ndihmës të punësuar në administratën e KLP-së që t’i përgatisin mendimet për projekt-kodin penal?!
Seriozisht?

Po nëse këtë punë do ta bëjnë të punësuarit që ajo kërkon, për çfarë na duhet ajo dhe KLP-ja?!
Po të jetë kështu puna, le t’i pyesim direkt ata që do punësohen aty, që ta japin mendimin vetë, pa qenë nevoja për firmën e zonjës Bogdani.

Si mund të kërkosh personel për dhënie mendimesh që kërkohen nga vetë ti si individ, apo si bashkësi profesionistësh në përbërje të KLP-së?
Sepse, në fakt, ajo dhe KLP-ja, që përbëhet nga prokurorë e juristë, janë pyetur nëse kanë një mendim profesional për një kod të ri — jo si institucion burokratik.
KLP nuk e ka detyrë të japë opinione për projektligje, por çdo jurist, aq më tepër kur është pjesë e sistemit, duhet të ketë një mendim profesional.

Sipas logjikës së zonjës, ne që kemi një mendim duhet të kërkojmë personel që ta japim?!
Kaq “blu” e ka gjakun zonja, sa edhe mendimet i jep me personel?!

Ç’bëhet kështu, mor aman, se s’po dimë nga ta kapim logjikën!

Po s’ka faj zonja, jo.
Kanë faj ata që ngritën në nivel kaq të lartë institucional forume që duhej të ishin thjesht konsultative pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
I kanë bërë organe kushtetuese me salltanete, paga e privilegje në nivel të lartë, dhe tani kërkojnë personel për të menduar si profesionistë!

Posi, posi… Your Royal Highness!
Mirë e ka, fundja!

Le ta shohin vetë ata që e shpikën këtë “mrekulli” të KLP-së si organ kushtetues — me përbërje, me mandat, me rrogë të plotë.
Ta gëzojnë shpikjen!
Dhe, urgjentisht, t’i japin edhe buxhet e personel, se zonja s’mendon dot pa to!

Drejtësisë KLP Manjani Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.