Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Manjani: Meta humbi mundësinë që të ishte një faktor paqësues i një politike të harbuar

22:46 / January 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Ministri, Ylli Manjani, vlerëson se presidenti Ilir Meta e humbi mundësinë e tij për të afruar palët politike në dialog.

Në një koment të shkurtër për “Temporan”, ai është kritik edhe për kursin politik të Kreut të Shtetit ndaj Ambasadorëve.

Manjani tha se: “Për Presidentin e Republikës, kushtetuta, ligji, procesi, procedurat janë të shenjta dhe të paprekshme. Dhe në këtë pikë presidentit aktual i jepet nota 10-të, pa mëdyshje. Por tek pjesa e nxitjes së dialogut politik në vend, mendoi që presidenti humbi mundësinë që të ishte një faktor paqësues dhe një faktor ndërmjetësues e një politike të harbuar. Ilir Meta është i njohur për kompromise, dhe kompromise të forta madje, që askujt nuk ia ka prerë mendja dhe nga kjo pikëpamje u priste që Meta të ishte një faktor paqësues për politikën shqiptare. Nuk e kuptoj pse e humbi këtë mundësi, këtë pushtet real të tij. Është goxha i diskutueshëm roli i presidentit të Republikës në raport me diplomacitë e huaja, unë nuk jam që Shqipëria të jetë një shtet vasal ambasadorësh, nuk e kam mbështetur kurrë këtë gjë. Por nuk do të preferoj kurrë që kryetari i shtetit të shkonte në një kurs përplasjesh publike me ambasadorët, sepse është një temë kot. Mendoj se opozita shqiptare ka humbur Ilir Metën, opozita shqiptare ka nevojë për Ilir Metën. Ndërkohë, Ilir Meta ka një rrugë që ti dalë përballë të keqes, atë që di të bëjë më mirë. E keqja është qeveria, nuk është në ambasada, në rrugë dhe kurrfarë vendi.”

Meta humbi mundësinë që të ishte një faktor paqësues Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.