Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Manjola Kaso: 6 porta shtesë në Aeroportin e Tiranës

13:13 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aiport
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e zhvillimit të aviacionit dhe marketingut, Manjola Kaso, e ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, tha se gjatë këtij viti janë hapur mbi 11 destinacione të reja, duke përfshirë qytete si Bordo dhe vendet Baltike, ndërsa priten edhe disa linja të reja në muajin dhjetor.

Sipas Kasos, suksesi i aeroportit është rezultat i investimeve të vazhdueshme, veçanërisht në tre vitet e fundit, përfshirë një pistë të re ajrore, zgjerimin trefish të terminalit dhe ndërtimin e një parkingu modern në kohë rekord.

Investimet do të vazhdojnë me hapjen e një zone të zgjeruar me rreth gjashtë “gate” të reja, duke garantuar më shumë hapësirë dhe një udhëtim më komod për pasagjerët.

Manjola Kaso: Për vitin 2025 deri në fund të tetorit ne kemi mbi 10 milionë pasagjerë që është një arritje shumë e madhe. Përveç kësaj, gjatë këtij viti ne kemi futur mbi 11 destinacione të reja, duke filluar me Bordonë, vendet Baltike e shumë të tjera. Presim edhe disa linja të reja në dhjetor.

Aldo: Praktikisht ne kemi një aeroport të vogël, si arrin ky aeroport i vogël që të menaxhojë 10 milionë udhëtarë.

Manjola Kaso: Aeroporti ka pasur investime të vazhdueshme, sidomos në tre vitet e fundit. Është investuar në çdo cep të aeroportit, duke filluar që nga zona ajrore me një pistë të re ajrore, nga ana tjetër është trefishuar sipërfaqja e terminalit. Megjithatë ka nevojë për akoma më shumë zgjerim. Për më tepër ne jemi ende duke investuar në terminal dhe shumë shpejt për dy-tre muaj do kemi edhe një zonë tjetër të zgjeruar, me pothuajse gjashtë gate të reja, të cilat do u japin më shumë hapësirë pasagjerëve, jo vetëm me procesimin e tyre por edhe për një udhëtim më komod. Parkingu pastaj është një vlerë e shtuar, ku ne në një kohë rekord, me më pak se tre muaj kemi ndërtuar një parking. Parkuingu i ri është pothuajse ngjitur me terminalin, ka një lidhje të brendshme. Jemi duke punuar edhe për përmirësimin e sinjalistikave, që lidhin aeroportin me pjesën tjetër të akseve rrugore.

11 destinacione Aeroportin e Tiranës Drejtoresha e zhvillimit të aviacionit dhe marketingut Manjola Kaso
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton “Pasqyra Albania”: Qytetari fuqizohet dhe administrata vihet me “shpatulla pas murit”

14:22 / November 1, 2026

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026

Identifikohen 5 protestues të maskuar/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

16:51 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.