Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Maqedoni e Veriut/ Deputetët opozitarë futen në Parlament me vuvuzela dhe pankarta, bllokojnë seancën

21:24 / July 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Parlamenti Maqedoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhduan përplasjet lidhur me propozimin francez që synon kompromisin me Bullgarinë dhe çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë. Opozita maqedonase, e cila e cilëson propozimin si të dëmshëm për interesat e vendit, u përpoq ta pengonte debatin e nisur që nga dita e enjte. Hapja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut parashikohet të bëhet në dy faza.

Seanca në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez vlerësohet si historike nga një pjesë e politikanëve, të cilët synojnë integrimin pa pengesa të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër, ligjvënës dhe eksponentë të opozitës maqedonase e quajnë atë të turpshme. Ligjvënësit opozitarë po përdorën mjete zhurmuese për të penguar fjalimet e kolegëve të tyre të shumicës parlamentare. Të dy palët hedhin kritika dhe akuza të rënda kundër partive rivale lidhur me interesat e shtetit dhe të popullit maqedonas.

Propozimi francez i ofron Maqedonisë së Veriut hapjen në dy faza të bisedimeve për anëtarësim në bllok. Siç njoftoi dje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në parlament, Bashkimi Evropian është i gatshëm që brenda pak ditësh të mbajë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, sapo kjo e fundit të miratojë propozimin francez.

Zonja von der Leyen është Presidentja e dytë e Komisionit Evropian që i është drejtuar institucionit më të lartë ligjvënës të Maqedonisë së Veriut. Para saj, Romano Prodi në këtë cilësi pati mbajtur një fjalim në vitin 2001 me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shkupit me Bashkimin Evropian.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili hapi të enjten debatin duke e arsyetuar propozimin francez, u prit me fishkëllima nga opozita, ndërsa fliste për ofertën evropiane për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme të qytetarëve të vendit të tij dhe mbi pacenueshmërinë e gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas. Dhjetra deputetë duan të marrin fjalën në debat dhe në këto rrethana nuk mund të parashikohet nëse debati do të përfundojë brenda së premtes.

Pas fazës së parë të çeljes së bisedimeve, që do të ishte miratimi i propozimit nga Parlamenti në Shkup, faza e dytë duket tepër më e vështirë. Brukseli kërkon rishikimin e Kushtetutës dhe njohjen e pakicës bullgare. Për këtë gjë nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve në parlament, 81 gjithsej, për të bërë ndryshime kushtetuese dhe miratuar atë.

Aktualisht, partitë e koalicion në pushtet nuk i kanë votat e mjaftueshme, duke shtuar këtu edhe ligjvënësit e opozitës shqitare të gatshëm për të shprehur mbështetjen.

BLLOKIM maqedoni e veriut parlament
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.