Pas një konflikti 27 vjeçar, marrëveshja historike e emrit të Maqedonisë u zgjidh me kapërcimin e pengesës së fundit, votimit në parlamentin grek dhe dritës jeshile të dhënë atje ujdisë që serish nuk pranohet nga gati 2/3 e grekëve.
Deri në mbrëmjen përpara votimit, jashtë ndërtesës së parlamentit pati përleshje të dhunshme e turma lëshoi fishekzjarre dhe flakadanë, duke lënë kështu të kuptohet se çfarë niveli pakënaqësie ka mes populates për atë që politika e sheh si arritje historike.
Per Aleksis Tsipras, vulosja e paktit, nuk vjen pa kosto: Sondazhet tregojnë se kryeministri grek do t’i humbasë zgjedhjet e këtij viti. Arsyeja e një kundërshtie kaq të madhe në popull është provinca më të njëjtin emër në veri të shtetit Helen; grekët kane një krenari gati të egër për trashëgiminë e Aleksandrit të Madh dhe të atit, Filipit të dytë, dhe në të gjithë këtë ngërç, janë gërryer nga dyshimi i ambicieve të mundshme territoriale të vendit fqinj.
Por tani që pakti e mori dritën jeshile të Parlamentit grek, çfarë ndodh me Maqedoninë? Ajo do të bëhet republika e Maqedonisë së Veriut pas rreth dy javësh, kur sipas procedures, marrëveshja e Prespës duhet të hyjë në fuqi.
Presidenti grek duhet t’i vërë firmën e tij ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës e ai të botohet në fletoren zyrtare. Publikimi do të bëhet të hënën, në 28 janar, dhe më këtë ligji bëhet zyrtar.
Më tej, Athinës do t’i duhet të njoftojë sekretarin e Përgjithshem te Nato-s se pakti eshte ratifikuar; ndryshimi I emrit do te behet perfundimtar pasi ambasadoret e aleances veriatlantike te kene firmosur ne bruksel anetaresimin e saj dhe parlamenti grek ta nenshkruar ate protokoll. greqise do ti kerkohet po ashtu te mbeshtese dhe perpjekjet maqedonase per aderim ne BE. Shkupit nga ana e tij, do ti duhet te dergoje shenim ne greqi dhe ne OKB se marreveshja hyn ne fuqi. Pas pranimit zyrtar të emrit, zyrat e deritanishme për lidhje me Shkupin dhe Athinën do të shndërrohen në ambasada. Nje prej pikave me ambicjoze te ujdise eshte dhe krijimi brenda nje muaji I nje “komisioni te perbashket nderdisiplinor ekspertesh“, I cili do te verifikoje nese tekstet shkollore, harta dhe atlaset historike duhen rishikuar gjithashtu ne te dy vendet. Nje process I tille me te gjithe gjasat ka per te qene mjaft sfidues per shkak te ngjyrimeve te dhena nga palet dhe variantet e mbeshtetura prej tyre te se vertetes.