Diego Armando Maradona do të rikthehet të jetë pjesë aktive në botën e futbollit. Legjenda e Napolit nuk jeton dot pa të, ndaj edhe pse gjendja e tij shëndetësore në kohët e fundit nuk ka qenë e mirë, teksa iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale, sërish ai ka firmosur për të qenë në rolin drejtorit teknik te skuadra e Gimnasia La Plata.
Klubi i cili militon në Primera Divizion të Argjentinës, një kategori më poshtë se elita, i ka ofruar Maradonës postin e ri, të cilin 58-vjeçari nuk e ka refuzuar. Aventura e fundit e Maradonës ka qenë në stolin e klubit meksikan të Dorados de Sinaloa, një eksperiencë të cilën u detyrua ta linte përgjysmë pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore.
Megjithatë, tashmë në rolin e drejtorit teknik, ndoshta emocionet të cilat mund të jenë edhe të dëmshme për Maradonën, do të jenë në sasi më të ulëta, edhe pse ai vazhdon ta përjetojë futbollin në çdo minutë të ndeshjes