Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Maratona e Sigurisë Kibernetike, Kumbaro: Edukimi digjital mes lirive dhe kufizimeve…

13:12 / December 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5420
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mbajti fjalën përshëndetëse në finalen e maratonës së Sigurisë Kibernetike, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku finalistët ishin kryesisht nxënës dhe studentë.

“Në hapësirën e pakufishme digjitale që është më e pambrojtura, më e brishta, por edhe më e lakmuara nga autorët e rrezikut kibernetik, ata janë fëmijët. Mes lirisë dhe të drejtës për të përdorur teknologjinë dhe kufizimit të saj, në mes qëndron edukimi. Që prej shtatorit, Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin për ndalimin e përdorimit të telefonëve gjatë orarit të mësimit, ndërkohë që kemi futur lëndën e TIK prej disa vitesh në shkollë. Një tjetër program që po ndërtojmë nëpër shkolla është ai i aktiviteteve pas shkollore, të cilat synojnë t’i mbajnë fëmijët më gjatë në shkollë, duke u dhënë mundësinë të merren me aktivitete kreative që nxisin talentet e tyre në Art, Zeje, Sporte, çka na rezulton një përpjekje shumë e mirë për t’i mbajtur edhe disa orë të tjera larg ekraneve. E për të siguruar një mjedis të shëndetshëm, ku fëmijët dhe të rinjtë ta përdorin hapësirën digjitale për të ndërtuar një identitet të fortë, për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe vetëbesim, duhen patjetër investime.

Lënda e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisja e 1 mijë 000 shkollave me SmartLab brenda dy viteve, shoqërohet edhe me një paketë të plotë dhe të diversifikuar trajnimesh për edukimin digjital për mësuesit, udhëzues për prindërit, ndërsa po forcojmë qasjen STEM në mësimdhënie. Në buxhetin e arsimit për vitin 2026, parashikohen edhe trajnime për rreth 60% të mësuesve, ku do të ketë trajnime specifike për mësuesit e TIK-ut, përmes një fondi të dedikuar prej 1,6 milionë euro. Kurrikula e re e TIK-ut përmban një tematikë të posaçme të titulluar ‘Siguria e të punuarit në kompjuter’.”, tha ministrja Kumbaro.

Drejtuesi i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa u shpreh se finalizimi i kësaj maratone ka pasur një bashkëpunim të gjerë dhe shtrirje ndërinsitucionale.

“Ka pasur një konkurrim për fushën e sigurisë kibernetike nga studentët në të gjithë universitetet, përfshirë edhe një universitet në Kosovë dhe disa shkolla profesionale”, tha ai.

Në Arsimin e Lartë janë 8276 studentë që kanë zgjedhur degët e teknologjisë së informacionit në vitin akademik 24-25, ndërkohë në vitin 2024, vetëm në programin “Siguria Kibernetike” janë diplomuar 51 studentë.

Kibernetike kumbaro maratona sigurisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.