Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Mariupol, 300 civilë të vdekur nga bombardimi i teatrit

10:50 / March 25, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c 65af077b078bd54a727645027f5cbb9d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga sa raporton “Skynews”, të paktën 300 civilë kanë mbetur viktimë e bombardimit të Teatrit të Dramës në Mariupol, javën e shkuar.

Në këtë godinë strehoheshin me qindra civilë dhe reagimet qenë të ashpra kundër Rusisë pas goditjes, edhe pse në dy anët e ndërtesës ishte shkruar me shkronja të mëdha ruse fjala “fëmijë”. Kjo ishte bërë që pushtuesit ta dinin që në godinë strehoheshin ndër të tjerë edhe fëmijë, por si duket kjo nuk e ka penguar pushtuesin që të godasë.

Ndërkaq, vetëm ditën e sotme Këshilli i qytetit të Mariupol-it deklaroi se si pasojë e sulmit humbën jetën të paktën 300 persona.

“Fatkeqësisht, po e nisim ditën me lajme të këqija. Dëshmitarë okularë raportojnë se rreth 300 persona humbën jetën në Teatrin e Dramës Mariupol si pasojë e bombardimeve nga një avion rus. Duam të besojmë se të gjithë patën mundësi të shpëtonin, por fjalët e atyre që ishin brenda ndërtesës në momentin e këtij akti terrorist thonë të kundërtën.”

tt 1

Deri më tani, Rusia mohon që ta ketë bombarduar teatrin edhe pse sulmet e saj ndaj një numri të madh godinash të banuara dhe objekteve të tjera joushtarake janë dokumentuar mirë në të gjithë vendin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale mund të fabrikojë realitetin! Rreziku më i madh, të bindë njerëzit e gabuar

19:42 / September 25, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

SHBA-Iran pranë marrëveshjes?/ Teherani konfirmon: Draft me 7 pikë, do hapim Hormuzin

12:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.