Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Mark Marku i përgjigjet Ramës: Nuk je serioz, a mund t’i vlerësojnë pedagogët, zyrtarucët tuaj të paaftë

22:37 / February 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marku e1549123355702
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin e sotëm me studentët e mjekësisë, kryeministri Edi Rama sulmoi pedagogët dhe rektorët, e në vecanti Mark Markun. Ai i quajti pedagogët mark markër, dhe u tha se nuk janë të lirë të lënë mësimin. Studentëve u tha se përse nuk u kërkojnë llogari pedagogëve, pra mark markëve, për vlerësimin e titujve akademikë, për tregtimin që ata u bëjnë librave dhe për performancën e tyre.

Në një shkrim për gazetën Panorama, Marku, i përgjigjet Ramës për të tre cështjet.

“Eshtë e krejt jo etike nga ana e një kryeministri që të përgojojë një pedagog univeristeti, para studentëve apo pedagogëve të një universiteti tjetër, që edhe pse mund të kenë një farë ideje se kush jam unë (edhe mund të mos kenë ndonjë ide), nuk mund të dinë asgjë për Mark Markun si profesor, thjeshtë sepse sikurse edhe ju e dini mirë unë nuk jap mësim në Univeristetin e Mjekësisë, por në Universitetin e Tiranës, konkretisht në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe më konkretisht në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komuninikimit”, e nis Marku përgjigjen.

Pedagogu i gazetarisë sqaron se vlerësimi i titujve akademinë në Deparatamentin e tij është bërë. Doktoraturat janë të publikuara on-line dhe cdokush mund ti shqyrtojë. Marku thotë se tek Gazetaria, është i ndaluar rreptësisht presioni për blerjen e librave dhe për këtë ka patur raste që disa autorë janë larguar nga auditori kur kanë shkelur këtë rregull. Po ashtu, Marku thotë se studentët e bëjnë rregullisht vlerësimin e performacës së pedagogëve.

“Mendoni sikur doktoraturën time që e kam mbrojtur në Univeristetin Paris 2, Pantheon-Assas para një komisioni të nderuar prej 7 antarësh, me president jurie profesorin më të shquar të komunikimit në Ftrancë Francis Balle, ta rivlersonin edhe njëherë zyrtarucët e paaftë të administratës tuaj. Zot, ruajna dhe ruaji se 730 faqet e saj do t’u hanin sa vite jetë. Se lexojnë pak, ngadalë, tmerrësisht ngadalë dhe keq, tmerrësisht keq, të ngratët”, shprehet Marku.

Në fund Marku e mbyll jo pa ironi kur thotë: “Besoj edhe vetë e kuptoni që jam marrë shumë seriozisht me ato që keni thënë krejt në mënyrë jo serioze. Ç’ti bësh, ky jam dhe do të vazhdoj të jem. E bëra në respekt të kolegëve dhe studentëve të mi”.

Mark Marku pedagoge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Më paguaj që të mos të ngel”. Arrestohen disa pedadogë

10:57 / November 1, 2024

Post me rëndësi për ish-deputetin e PD, Rama tregon të vërtetën për Markun: Të tilla rrena ka përditë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale

18:09 / October 8, 2024

Skandal/ Plas sherri mes dy pedagogëve në Fakultetin e Ekonomikut

20:31 / July 5, 2024

Mark Marku përballë Ramës: Kërkova Rithemelimin e PD-së qëkur ishte në pushtet! Më thanë ‘ik na lër rehat’

11:24 / April 20, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.