Gazetari vlonjat Çlirim Hoxha ka komentuar sot deklaratën e fundit të ish deputetit të PD-së Mark Marku për grevë. Në një dalje mediatike pedagogu Marku ka pohuar se më 21 janar ai dhe kolegë të tij do të protestojnë. Ja cfarë shkruan Hoxha në fb: Detashmenti i militantëve blu i kryesuar nga pedagogu Mark Marku paralajmëroi grevë pedagogësh blu brenda Fakultetit të Histori-Filologjisë për ditën e hënë 21 janar, ditën kur partia e tij e zemrës përgjaku Bulevardin “Dëshmorën e Kombit” në atë 21 janar të zi të 2011-tës.
Çfarë kërkon Mark Marku dhe detashmenti i tij blu që ka uzurpuar prej vitesh këtë fakultet prestigjioz?!
Janë këta pedagogë që mbajnë një grup studentësh të
ngujuar dhe i nxisin të bllokojnë procesin mësimor, por u bëjnë edhe
presion.
Marku me shokët e detashmentit blu kërkojnë rrëzimin e Ligjit për Arsimin e
Lartë, si një nga kushtet për fillimin e mësimit, ndërkohë që kërkesat e
studentëve po plotësohen pa hezitim. Por Ligji për Arsimin e Lartë nuk mund të
zhbëhet pasi është votuar në Parlament me shumicë votash. E vetmja mënyrë për
ta zhbërë këtë ligj është që, kur të vijë në pushtet partia e Markut dhe e
detashmentit blu, ta rrëzojë atë dhe të formulojë një ligj tjetër.
Por kryetari i detashmentit blu Mark Marku ka frikë se partia e tij nuk do të vi më në pushtet, të paktën edhe për 10-20 vjet, sepse e kishte disa herë pushtetin dhe e shpërdoroi, duke djegur, vjedhur, vrarë dhe shkatërruar këtë vend. Më vjen keq, por në një vend demokratik pushteti nuk merret përmes dhunës apo me grykën e pushkës, por vetëm me votë të lirë.
Mark Marku dhe detashmenti blu kanë marrë peng Fakultetin e Histori Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ndërkohë që ligji ende nuk po vepron ndaj atyre që sabotojnë qëllimisht procesin mësimor në universitete dhe fakultete.