Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mark Marku ka zgjedhur ditën e gabuar për grevë, 21 janarin e zi

23:32 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
50309817 2245769135745965 1272567387824062464 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari vlonjat Çlirim Hoxha ka komentuar sot deklaratën e fundit të ish deputetit të PD-së Mark Marku për grevë. Në një dalje mediatike pedagogu Marku ka pohuar se më 21 janar ai dhe kolegë të tij do të protestojnë. Ja cfarë shkruan Hoxha në fb: Detashmenti i militantëve blu i kryesuar nga pedagogu Mark Marku paralajmëroi grevë pedagogësh blu brenda Fakultetit të Histori-Filologjisë për ditën e hënë 21 janar, ditën kur partia e tij e zemrës përgjaku Bulevardin “Dëshmorën e Kombit” në atë 21 janar të zi të 2011-tës.

Çfarë kërkon Mark Marku dhe detashmenti i tij blu që ka uzurpuar prej vitesh këtë fakultet prestigjioz?!

50670069 2262043007364233 4992574086287720448 n

Janë këta pedagogë që mbajnë një grup studentësh të ngujuar dhe i nxisin të bllokojnë procesin mësimor, por u bëjnë edhe presion. 
Marku me shokët e detashmentit blu kërkojnë rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, si një nga kushtet për fillimin e mësimit, ndërkohë që kërkesat e studentëve po plotësohen pa hezitim. Por Ligji për Arsimin e Lartë nuk mund të zhbëhet pasi është votuar në Parlament me shumicë votash. E vetmja mënyrë për ta zhbërë këtë ligj është që, kur të vijë në pushtet partia e Markut dhe e detashmentit blu, ta rrëzojë atë dhe të formulojë një ligj tjetër.

Por kryetari i detashmentit blu Mark Marku ka frikë se partia e tij nuk do të vi më në pushtet, të paktën edhe për 10-20 vjet, sepse e kishte disa herë pushtetin dhe e shpërdoroi, duke djegur, vjedhur, vrarë dhe shkatërruar këtë vend. Më vjen keq, por në një vend demokratik pushteti nuk merret përmes dhunës apo me grykën e pushkës, por vetëm me votë të lirë.

Mark Marku dhe detashmenti blu kanë marrë peng Fakultetin e Histori Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ndërkohë që ligji ende nuk po vepron ndaj atyre që sabotojnë qëllimisht procesin mësimor në universitete dhe fakultete.

greve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.