Presidenti i Interit, Beppe Marotta ka hedhur poshtë zërat se mesfushori Davide Frattesi ka kërkuar largimin. Sipas tij, nëse një futbollist kërkon të ndryshojë ambient, do të dëgjohet, por një kërkesë e tillë nuk ka ardhur nga Frattesi.
Duke folur për ndryshimet në ekip, Marotta deklaroi se te Interi do të ketë lëvizje në verë, po jo revolucion.
“Frattesi është një djalë shumë i mirë dhe profesionist. Nuk ka kërkuar largimin. Ne nuk duam të shesim asnjë lojtar, por nëse ndonjë futbollist dëshiron të ndryshojë ambient, ne do e dëgjojmë atë. Sot nuk mund të themi se Frattesi kërkon të ndryshojë skuadër.
Në merkaton e verës do të ketë disa ndryshime, por nuk do të ketë revolucion. Do të ketë ndryshime të vogla, sepse kemi një skuadër konkurruese të përbërë nga të rinj seriozë dhe profesionistë. Mund të ketë mundësi për tu shfrytëzuar nëse janë në përputhje me nevojat e klubit”, u shpreh Marotta.