Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Marrëdhënia e kryeministrit dhe ambasadores së SHBA, Topalli zbulon cilat janë dy goditjet që Rama i dha Yuri Kimit

23:25 / December 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jozefina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka komentuar marrëdhënien mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Topalli e quajti një sjellje ndryshe atë të Ramës ndaj Kim. Për këtë ajo përmendi dy ngjarje që ndodhën së fundmi.

“Brenda 10 ditëve kemi një sjellje ndryshe të Kryeministrit Rama, në mënyrë të veçantë ndaj ambasadores amerikane. Për shembull para 10 ditësh, Ministria e Punëve të Jashtme, sigurisht me urdhër të Edi Ramës, lajmërimi që do të largohej ambasadorja amerikane ishte gjëja më joserioze. Ajo është një proçedurë që zhvillohet vetëm në Departamentin e Shtetit dhe Ministria jonë e Jashtme nuk ka asnjë lidhje, aq më pak që të bëjë një qëndrim publik. Ishte e turpshme, por ai ishte një mesazh i Kryeministrit Rama ndaj ambasadores.

Dje ishte mesazhi i dytë mendoj unë. Edi Rama e kishte vendosur për të mos e votuar Dvoranin, sepse po të donte, ai do ti gjente votat siç i ka gjetur ato herët e tjera tek ato miqtë e tij. Dvoranin, që Departamenti i Shtetit e kishte shpallur kampion anti-korrupsioni. Çudia më e madhe me thënë të drejtën, unë di që ka qenë hetues edhe në kohët më të vështira dhe ishte fyerje në fakt” – tha Topalli në një intervistë.

Ish-Kryeparlamentarja përmendi më pas emërimin në krye të SPAK të Altin Dumanit.

“Gjëja është për ta parë në një prizëm tjetër se çfarë po ndodh në raportet mes tyre. Çudira të mëdha ndodhin në Shqipëri. A dini ju ndonjë vend të botës që ambasadori të shkojë direkt sapo nisin zgjedhjet për kreun e SPAK, që duhet të bëhen me votim të fshehtë, por bëhen me votim të hapur. A dini ndonjë vend të botës ku kryetari i SHIK-ut ikën një vit me studime dhe këtu shërbimet e inteligjencës në kohë lufte nuk janë në shërbim.

A di ndonjë vend tjetër të botës që ka qëndruar gati dy vite pa Gjykatë Kushtetuese? A di ndonjë vend që nuk ka fare gjykatë të parë, sepse nuk funksionon as Administrativja, as Gjykata e Lartë? A mund të më thotë kush se vërtet e beson se Reforma në Drejtësi ka funksionuar? Po nuk gënjehet kështu. Ky është një eksperiment i pamerituar për shqiptarët, me pasoja të rënda për vendin tonë, ky është realiteti” – tha Topalli. 

Edi Rama Jozefina Topalli Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.