Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Buckinghamshire, në Angli, ku një drejtues kishe nisi marrëdhënie seksuale me dy pensionistë, dhe më pas i vrau.

32-vjeçari baptist, Martyn Smith dyshohet se organizoi vdekjen e Peter Farquhar, 69-vjeç dhe Ann Martin 83-vjeç, dhe u përpoq ta maskonte vdekjen e tyre si vetëvrasje për shkak të abuzimit me alkoolin dhe drogën.

Pensionistët jetonin afër njëri-tjetrit, ndërsa dyshohet se Benjamin vrau 69-vjeçarin duke i hedhur medikamente psikoaktive në ushqim dhe pije.

Ndërsa 83-vjeçares, Benjamin i kishte dhënë një pluhur të bardhë, duke i thënë se do ta ndihmonte me gjumin, por menjëherë pasi e mori atë, 83-vjeçarja ishte shtruar në spital, ku dhe humbi jetën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here