Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Hungarisë kanë rrënjë të forta”, Meta: Kanë nisur që në kohën e Skënderbeut dhe u thelluan me të paharruarën Geraldine Appony

21:33 / July 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta hungari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Repbulikës, Ilir Meta, me anë të një postim në “Facebook”, ia ka vendosur sërish theksin marrëdhënieve shumë të mira që vendi ynë ka me Hungarinë.

Sipas Kreut të Shtetit, ato datojnë që në kohën e Skënderbeut, e u thelluan akoma më shumë, në kohën e Mbretëreshës Geraldine Appony.

Meta thotë ndër të tjera, se në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, që do të festohet vitin e ardhshëm, do të kremtohet me të gjithë madhështinë, që sipas tij, meriton kjo lidhje kaq e fortë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë kanë rrënjë të forta, sepse u zhvilluan dhe u thelluan nga aleanca strategjike mes Heronjve tanë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janosh Huniadi, për të vazhduar më pas me ndihmën e çmuar hungareze për krijimin e shtetit modern shqiptar më 1912 dhe deri në kohët e sotme, kur Hungaria qartësisht është një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë.

Por në të gjitha takimet e mia në Budapest, nuk mund të mos theksoja se marrëdhëniet mes dy popujve tanë fituan një shkëlqim të veçantë dhe tepër domethënës kur vendi ynë pati fatin e madh të kishte për Mbretëreshë, “Trëndafilin e bardhë të Hungarisë”, shumë të dashurën dhe të paharruarën Geraldine Appony, e cila gjithë jetën e saj ja dedikoi Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, me dashuri dhe besnikëri të përjetshme.

Mbështetur mbi këtë trashëgimi kaq të vyer, jam i bindur se 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Hungarinë, vitin e ardhshëm, do ta kremtojmë me të gjithë madhështinë, që meriton lidhja kaq e fortë mes dy popujve tanë.

geraldine hungari Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.