Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

12:49 / April 10, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0424 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në një konferencë për shtyp ditën e premte, deklaroi se në lidhje me çështjen e detit me Greqinë, është krijuar një ekip që do të paraqesë argumentet në një gjykatë ndërkombëtare.

“E dimë çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur, gjykata ka vendosur… Sot gjendemi në situatën më pozitive në marrëdhëniet tona me Greqinë. Ka një dëshirë të dyanshme për të ecur përpara. Nëse u hapën kapitujt, kemi edhe dakordësinë e Greqisë sepse procesi nuk do të vazhdonte ndryshe. Kjo reflekton edhe frymën e marrëdhënieve me Greqinë. Në diskutimin që kam pasur me ministrin grek kam gjetur gatishmërinë për të gjetur mënyrat më të mira për të ecur përpara. Ne duam të vendosim në një shportë çështjet që kanë interes për ne, ata do të vendosin të tyret dhe këtë shportë ta bashkojmë. Të gjitha janë në proces zgjidhjeje. Çështjet më komplekse si marrëveshja për detin, kemi rënë dakord të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare. Secila palë do të paraqesë argumentat e veta. Nuk them dot data, por them që kemi krijuar një ekip në lidhje me problematikat që kanë të bëjnë me të drejtën e detit”, tha Hoxha.

Në lidhje me procesin e integrimit të vendit, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u shpreh: “Nuk besoj se ka pasur mungesë transparence, por ka pasur komunikim jo të mirë. Për këtë, jam shumë i ndërgjegjshëm, e kam parë procesin nga Brukseli dhe kam menduar se mund të duket si proces teknik, i largët dhe i ftohtë. Mendoj se duhet të kishim komunikuar më mirë, më shpesh, në forma të ndryshme dhe është ajo që po mundohemi të bëjmë tani. Pse tani? Sepse tani kemi hapur shumë kapituj. Me ekipin tim do të jemi të angazhuar të jemi në një komunikim të pandërprerë. Thelbi i mungesës së transparencës ka të bëjë me pozicionet negociuese të Shqipërisë. Këto “ngrirjet”, “futjet në frigorifer” janë pjesë e diskursit politik. Nuk ka problem. E vërteta është që nuk ka absolutisht asgjë, ka një proces normal, racional dhe shumë kërkues. Është më shumë kërkues për Shqipërinë në krahasim me vendet e tjera që janë futur më përpara”.

detit ferit hoxha Greqinë marrëveshja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.