Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja Itali-Shqipëri, 49 emigrantë të tjerë mbërrijnë në Shëngjin

09:00 / January 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1038
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anija e marinës italiane “Cassiopea” me 49 emigrantë ka mbërritur në portin e Shëngjinit mëngjesin e së martës. Ky është grupi më i madh që mbërrin në Shqipëri pas një ndërprerjeje prej dy muajsh. Emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse.

Disa herë qeveria italiane u ndalua nga gjykatat për të sjellë emigrantët në Shëngjin dhe kampin e Gjadrit. Ajo u fut në një betejë me gjyqësorin për shkak të listës së vendeve të origjinës dhe azilkërkuesve, e cila pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.

Më 30 dhjetor, gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj, të cilët pretendonin se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.

Ndër të tjera për pjesën e listës të vendeve të sigurta, gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e ministrit të Jashtëm dhe ministrave të tjerë.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për trajtimin e emigracionit të paligjshëm është konsideruar një marrëveshje model nga BE, që mund të shërbejë si shembull për të zgjidhur çështjen e emigracionit të paligjshëm, me të cilën përballet unioni 27 anëtarësh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.