Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi, BE: Më pak se një vit

11:21 / December 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic kurti lajcak 1082x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet në më pak se një vit. Kështu u shpreh një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian, i cituar në kushte anonimiteti nga “Euroactive”, gjatë samitit që u zhvillua të martën në Tiranë.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, u dorëzoi Prishtinës dhe Beogradit versionin e fundit të propozimit të Brukselit, i mbështetur nga Franca dhe Gjermania, që sipas “Euroactive”, ka një afat kohor dhe një kalendar veprimesh që duhet të kryhen nga të dyja palët.

“Pasi dëgjuam të dyja palët, ne rihartuam propozimin. Ai përfshin një aneks me një kalendar veprimesh mbi kohën dhe mënyrën se si duhet të ndodhin gjërat. Propozimi përbën një hap të madh përpara krahasuar me situatën aktuale. Nuk është njohje e plotë, por normalizim i plotë i marrëdhënieve”.

I pyetur lidhur me afatin kohor për implementimin e mundshëm të ujdisë, zyrtari i BE-së tha se ndërsa kjo do të varet nga vullneti i palëve, ka pritshmëri që mund të të ndodhë në më pak se një vit.

Gjatë samitit BE-Ballkani perëndimor, i mbajtur të martën në Tiranë, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme tha se Prishtina dhe Beogradit duhet të shfrytëzojnë momentin, pasi aktualisht ekziston një mundësi e madhe pas arritjes së marrëveshjeve për targat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Bie popullariteti i Mbretit Charles/ Niveli më i ulët që nga marrja e fronit, Princi William kryeson listën

22:39 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.