Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Marrëveshja me Italinë për pensionet, ja si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë

20:00 / February 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrëveshje shumë të rëndësishme për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore. Nga kjo marrëveshje përfitojnë 500 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali.

Në lidhje me këtë marrëveshje ka sqaruar Beskida Aliaj, nga Sindikata e Punës për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve në Itali.

Ajo ka thënë se kjo është një ditë shumë e gëzuar për emigrantët shqiptarë në Itali, teksa shpjegoi si funksionon marrëveshja.

Aleksandër Furxhi: Ka vite që flitet për këtë marrëveshje, të paktën 5 vitet e fundit. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për ju?

Beskida Aliaj: Është një ditë shumë e gëzuar kryesisht për emigrantët e Italisë por edhe për mua sepse kemi disa vite që po punojmë fort për këtë marrëveshje dhe mund të ngremë një dolli sot për këtë arritje.

Aleksandër Furxhi: Në Itali janë rreth 500 mijë shqiptarë zyrtarisht, por rreth 25 mijë dalin çdo vit në pension. Për këta që dalin në pension, le të marrim një shembull, një shqiptar që ka punuar 10 vite gjatë kohës së komunizmit, në vitet 90 emigron në Itali, si përfiton ai nga kjo marrëveshje?

Beskida Aliaj: Marrëveshja bën të mundur bashkimin e viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë. Nëse një emigrant ka ikur me eksodin e parë dhe ka 10 vite punë në Itali me siguracione të rregullta, atij do t’i bashkohen këto vite punë.

Emigranti, nëse nuk do të ishte kjo marrëveshje do t’i kishte të ndara këto vite pune dhe nuk do ishte përfitues i asnjë pensioni siç e dikton edhe ligji. Në këtë situatë të gjitha vitet e tij do të digjeshin. Ndërsa me anë të marrëveshjes asgjë nuk do të digjet, por do të përfitojë dy pensione nga secili shtet.

Aleksandër Furxhi: Dhe ndoshta merret me mend por vitet që ka punuar në të zeze nuk ka asnjë shans që të njihen?

Beskida Aliaj: Nuk llogaritet sepse nuk ke asnjë lloj dokumenti që vërteton se ke punuar. Ndërsa situata e dytë është kjo, Italia ka një ligj specifik që thotë se nëse ke 42 vite e 10 muaj punë për burrat dhe 41 vite e 10 muaj punë për gratë, mund të përfitosh një pension me vjetërsi pune  në çfarëdolloj moshe, pension të hershëm, sepse mosha zyrtare në Itali është 67 vjeç, ndërsa ky emigrant mund ta marri pensionin që 60 vjeç.

Shumica e shqiptarëve i kanë arritur këto vite nëse vitet bashkohen me Shqipërinë.

Aleksandër Furxhi: Pensionin qytetari do e tërheq në Itali në rast se jeton në Itali dhe në Shqipëri një italian nëse jeton në Shqiëpri apo ka raste që do e marr në të dyja vendet sipas kontributeve që ka derdhur?

Beskida Aliaj: Nëse jeton në Itali pensioni shqiptar do transferohet në Itali, nëse jeton në Itali do të transferohet këtu. Unë do t’i ftoja t’i drejtohen zyrave tona sepse jemi në gatishmëri të çdo emigrant për ta ofruar këtë shërbim. 

italine marreveshja pensionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.