Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja mes Shqipërisë, Serbisë dhe RMV/ Punëtorët lëvizin lirisht prej datës 1 Mars

15:30 / March 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lideret Ballkani12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga data 1 Mars ka filluar zbatimi i Protokollit për lidhjen e skemës së identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe i Protokollit për zbatimin e marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në rajonin tonë. Këto dy protokolle janë nënshkruar në muajin janar në Shkup në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Falë zbatimit të tyre qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësinë të hyjnë në territorin e çdo vendi me një dokument personal të vlefshëm për lëvizjen e lirë dhe mundësinë e punësimi në të tre vendet pa nevojen e lëshimit të një leje pune.

Shërbimet elektronike për regjistrimin e punëtorëve në tregun e vetëm të punës do të bëhen të disponueshme për qytetarët javën e ardhshme, si dhe do të lidhen portalet e qeverisjes elektronike të të tre vendeve.

Nga krijimi i një tregu të përbashkët pune të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të përfitojnë si qytetarët ashtu edhe ekonomia e rajonit në tërësi, sepse zgjerimi i tregut të punës hap mundësi më të mëdha biznesi si për individët ashtu edhe për individët dhe ekonominë e rajonit në tërësi.

Me heqjen e burokracive të shkresave dhe procedurave të tepërta, qytetarët e tre vendeve nënshkruese do të mund të gjejnë një punësim me pagë dhe kushte më të mira. Kjo do të kontribuojë në qarkullim dhe lidhje më të madhe të njerëzve në rajon.

Kompanitë dhe subjektet tregtare që operojnë në tre vendet nënshkruese do ta kenë më të lehtë gjetjen e stafit të munguar.

Ballkanin lirisht marreveshja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.