Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja për ekstradimin e “çunave të Dubait” shumë pranë

19:58 / February 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dubai 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vitet e fundit Dubai është shndërruar si një strehë e sigurt për personat të cilët kërkohen nga drejtësia shqiptare por kjo nuk do të zgjasë shumë.

Në një intervistë për Top Channel, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Pëllumb Seferi, tha se autoritetet shqiptare në koordinim me Interpol po punojnë për arritjen e një marrëveshje.

“Të gjithë personat që janë strehuar në emiratet e bashkuara do të përballen me drejtësinë shqiptare shumë shpejt do të kemi një marrëveshje për këtë pike”.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me vetëm 5 shtete SHBA, Angli, Itali, Spanjë dhe Kosovë ku rezultatet me të mira janë me palën italiane ndërsa në rastet e tjera vepron sipas ligjit për marrëveshjet juridiksionale  me autoritetet e huaja për çështjet penale.

Marrëdhënie të mira Shqipëria ka dhe me palën turke ku nga shkëmbimi i informacionit kanë rënë 2 personazhe të njohur të botës së krimit  mbreti i kokainës Dritan Rexhepi i cili pritet të ekstradohet dhe Ibrahim Lici i kërkuar për vrasje për të cilin sapo kanë nisur proçedurat. Ibrahim Lici ka dhe një çështje penale të hapur në Turqi.

“Arrestimi është bërë në 13 shkurt në një lagje të Stambollit falë shkëmbimit të informacionit me palën turke. Në momentin e arrestimit i janë gjetur një armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara Belge”-shprehet Seferi.

Në kohën kur krimi nuk njeh kufij bashkëpunimi mes autoriteteve është shumë i rëndësishëm.  Mjafton të përmendim rezultatet e një viti më parë të Interpol Tiranës ku falë shkëmbimit të informacionit janë arrestuar 140 persona me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë dhe 92 të tjerë janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendeve të tjera ku kanë kryer vepra penale.  Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë arrestuar 47 persona të shpallur në kërkim.

“Shkëmbimi i informacionit në kohë reale është shumë i rëndësishëm. Aleatët tanë kryesor janë qytetarët prandaj ne i inkurajojmë që çdo informacion ta ndajnë me policinë ose me Interpolin“.

cunave Dubai ekstradimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.