Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Marrëveshja për emigrantët mund të jetë model për BE-në”, Meloni për paktin me Ramën: Shqipëria sillet si një vend i BE-së

22:44 / November 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meloni rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja italiane GiorgiaMeloni, në një intervistë për gazetën Il Messaggero ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes me homologun e saj shqiptar Edi Rama, në bazë të të cilës do të krijohen në Shqipëri dy qendra të mbyllura qëndrimi për emigrantët e parregullt.

“Kjo është një marrëveshje që forcon partneritetin strategjik me Shqipërinë dhe vendos tre objektiva: luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e flukseve të parregullta migratore dhe mundësinë për të mirëpritur, në Evropë, vetëm ata që kanë të drejtën e vërtetë të mbrojtjes ndërkombëtare”, theksoi kryeministrja italiane.

Meloni shpjegoi në të njëjtën kohë se kjo marrëveshje ka të bëjë vetëm me emigrantët që shpëtohen ndërsa ndodhen në det dhe se do të krijohen dy qendra në veri të Shqipërisë, konkretisht në Shëngjin dhe Gjadër.

“Ne e kemi informuar Komisionin Evropian pa asnjë problem. Besoj, përkundrazi, se ky protokoll mund të kthehet në një model bashkëpunimi midis vendeve të BE-së dhe shteteve që nuk janë anëtare të Unionit, në drejtim të menaxhimit të flukseve migratore”, shtoi ajo.

Sipas Melonit “kjo është një marrëveshje e bazuar në një frymë të fortë europiane”, ndërsa shtoi se “është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht se Tirana nuk është ende anëtare e BE-së, ajo sillet sikur të jetë në BE, me zgjedhje që përputhen plotësisht me parimet e solidaritetit dhe bashkëpunimit, të cilat përbëjnë bazën e familjes evropiane”.

Giorgia Meloni marreveshja Refugjatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.