Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Patozi: PD dhe LSI kanë bërë vetëvrasje

22:11 / January 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e ka konsideruar “vetëvrasje politike” për PD-në dhe LSI-në, marrëveshjen e arritur dje për Reformën Zgjedhore.

I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, theksoi se dy parti të mëdha në vend, në opozitë për momentin PD e LSI kanë bërë që shumë opozitarë aktualë të humbin shansin që të përfaqësohen në organe ligj-zbatuese qeveritare e lokale.

“Demokratët nëse pranojnë një kosto kaq të madhe, që në tryezë të ulen Damian Gjiknuri, Bylykbashi. Ka një bilanc të frikshëm. Të dyja forcat kryesore politike në vend PD dhe LSI kanë bërë vetëvrasje. Dy forcat politike kanë humbur përfaqësimin për 6 vjet. Është bërë një luftë, ku vetëm njëra palë ka të vrarë, kurse tjetra as të plagosur. Luan Rama është njeri që është viktimizuar për një kauzë. Unë nuk besoj se nuk ia ka vlejtur ky viktimizim. Ka pozitivitet se kishte dialog më në fund. Shqipëria normale mori lajm pozitiv. Të tre aktorët aty bënë show. Nuk është mënyrë e mirë lënia e mandateve, nuk është normale. Demokrati ka humbur përfaqësimin dhe kjo është gjë shumë e rëndë”, tha Patozi.

Më tej, Patozi nënvizoi se djegia e mandateve nga opozita jashtë-parlamentare i duket një gjest ekstrem.

“Nëse ju do të kishit një debat nëse fitoi apo humbi PD, unë nuk do vija fare këtu dhe e dyta do paragjykohesha. Unë dua të them se gjithçka që ndodh në PS e PD afekton gjithë shoqërinë shqiptare. Ia vlen të diskutojmë për këtë temë jashtë tifozllëkut të sëmurë. Do të doja të mos digjeshin mandatet, por fundja ata janë sovranë në vendimet e tyre dhe iu dalin zot”, deklaroi Patozi.

patozi reforma zgjedhore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.